Kurti shkoi për vizitë në shtëpinë e Ferdonje Qerkezit, aty i gjen fotografitë e veta - NACIONALE

Kurti shkoi për vizitë në shtëpinë e Ferdonje Qerkezit, aty i gjen fotografitë e veta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qenë për vizitë në shtëpinë e nënës Ferdonije, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

Kurti në murin e kësaj shtëpie, gjeti të varura edhe fotografi të veta pas daljes nga burgu. Ai aty shihet me nënën Ferdonije dhe gratë e shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Kryeministri bëri homazhe te përmendorja dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Bashkë me familjarët e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovës, ai tha se ritheksuan zotimin për të mos u ndalur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës.

Lajme të ngjashme