Kurti shfrenon imagjinatën: Gjykata Kushtetuese le të garoj në zgjedhje - NACIONALE

Kurti shfrenon imagjinatën: Gjykata Kushtetuese le të garoj në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti i ka mëshuar prapë Gjykatës Kushtetuese e cila është e pavarur dhe ka për obligim t’a interpretoj Kushtetutën.

Anipse gjykata është e pavarur dhe e ka obligim t’i trajtoj rastet që dërgohen aty, në kontekstin e kushtetutshmërisë, Kurti ka vazhduar t’i godas ata, duke i ftuar që të marin pjesë në zgjedhje, anipse në Republikën parlamentarë dhe në rregullimin juridik të Kosovës, kjo që thotë Kryeministri nuk ka kurfarë kuptimi.

“Mua nuk më pëlqejnë shumë vendime që janë marrë në Kosovë para se të bëhesha kryeministër. GJK praktikisht është duke e zëvendësuar komisionin parlamentar për legjislacion. GJK nuk besoj që do të duhej të pranonte duke pasur komison për legjislacvion të trajtojë secilin ligj, e që janë thelbësore. Po mirret edhe me nivel të pagave, për çmimet tavan, po merret me gjithçka. Le të garojnë edhe në zgjedhje. Kur ata të garojnë, le të votojnë për ta. GJK nuk është thënë të bëjë dyfishimin e komisionin parlamentar.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme