Kurti: Serbia vazhdon të kërcënojë pa ndonjë pendim - NACIONALE

Kurti: Serbia vazhdon të kërcënojë pa ndonjë pendim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në kuadër të Forumit të Varshavës për Siguri, ku po diskutohet tema “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se Serbia vazhdon të kërcënojë pa ndonjë pendim.

Tutje, Kurti tha se Serbia po e minon paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia vazhdon të kërcënojë pa ndonjë pendim, Serbia minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke shkelur integritetin dhe sovranitetin e fqinjëve të saj duke përfshirë edhe Kosovën”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme