Kurti: Serbia për çdo javë e ka shkelur marrëveshjen, BE-j duhet të marrë masa - NACIONALE

Kurti: Serbia për çdo javë e ka shkelur marrëveshjen, BE-j duhet të marrë masa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për shkelje të Marrëveshjes Bazike, e cila është arritur këtë vit.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se shteti serb për çdo javë e ka shkelur marrëveshjen në fjalë.

Ai ka sqaruar se statusi i djeshëm i tij në “Facebook” ka pasur të bëj me nënshkrimin e marrëveshjes e jo me draftin e statutit të Asociacionit.

“Ndërkaq sa i përket këtij drafti të Asociacionit, unë aty e ve theksin të një hap më i rëndësishëm, nënshkrimi i marrëveshjes bazike. Marrëveshja Bazike është shkelur për cdo javë nga Serbia për këtë vit. Dhe kulmi ishte letra e kryeministres Bernabiq. Unë kam nevojë nga ana e Brukselit si ndërmjetës të krijoj siguri ligjore, politike, diplomatike të marrëveshjes e të procesit në tërësi dhe nënshkrimi është kjo garanci”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, vetëm nënshkrimi do t`i ndalte shkeljen e marrëveshjes.

“Nënshkrimi do t`i anulohet shkeljet e mëhershme dhe do t`i parandalonte shkeljet e ardhshme. Ne kemi nevojë për adresim nga ana e Brukselit për shkeljet e vazhdueshme që kulmuan me letrën e kryeministres Bernabiq. Kot flitet për draft-statut kur e ke atë letër. Ajo po thotë se nuk e pranoj pavarësinë e Kosovës, s`ka ulëse në OKB dhe nuk ta respektoj të ashtuquajturin integritet territorial”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme