Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, dhe së fundmi ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit.
Kurti këto deklarata i ka bërë teksa sot ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.
“Kurse, për sa i përket situatës së sigurisë, kryeministri rikujtoi kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën. Ajo ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, dhe së fundmi ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit, tha kryeministri, teksa shtoi se mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor”, njofton ZKM.
