Kurti s’e çon draftin e Asociacionit në kushtetuese, beson Abrashi i VV-së: “S’ka logjikë kjo” - NACIONALE

Kurti s’e çon draftin e Asociacionit në kushtetuese, beson Abrashi i VV-së: “S’ka logjikë kjo”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Assesi s’ia ha mendja deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, se kryeministri kosovar, Albin Kurti, mund ta dërgojë për rishikim kushtetues draft-Statutin e Asociacionit.

Sipas tij, “kjo s’ka as logjikë dhe as kuptim” pasi që supozon se draft-Statuti si i tillë nuk është pranuar “as nga Kosova e as nga Serbia”.

Nuk ka as logjikë dhe as kuptim që një draft i cili nënkupton një ide fillestare për të cilën nuk është dakorduar as Kosova as Serbia ne ti dërgojmë për interpretim kushtetues gjykatës. Cili do të ishte qëllimi i kësaj? Fillimisht duhet ajo marrëveshje të zotohet dhe zotimi nënkupton nënshkrimin e saj”.

“Nëse Kosova do të merr obligime do të duhet të marr edhe pala serb, prandaj ne nuk mund të flasim për dërgim paraprak pa u pranuar fillimisht dhe pa u marr përsipër zotimi që është bërë në procesin e dialogut”, ka thënë ai në TëVë1.

Lajme të ngjashme