Kurti: Republika e Kosovës, është republikë e të gjithëve, për diten memoriale të komunitetit egjiptian - NACIONALE

Kurti: Republika e Kosovës, është republikë e të gjithëve, për diten memoriale të komunitetit egjiptian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ka shkruar për ditën memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë, duke u drejtuar se republika e Kosovës, është republikë e të gjithëve.

“Gjatë këtyre më shumë se tri vjet qeverisje, mirënjohjen ndaj jush e kemi shprehur me mbështetje institucionale në arsim përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, në mirëqenie përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë, ndërtimit dhe renovimit të shtëpive dhe projekteve infrastrukturore, e në ndërmarrësi përmes granteve për biznese të vogla”, shkruan Kurti.

Lajme të ngjashme