Kurti: Rëndësia e Betejës së Koshares ishte strategjike dhe historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se Beteja e Koshares kishte rëndësi të madhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën solemne, që po mbahet për nder të 25-vejtorit të kësaj beteje, shefi i ekzekutivit ka thënë se rëndësia e kësaj beteje ishte strategjike dhe historike.
“Sot në vigjilje të përvjetorit të 25 të Betejës së Koshares le ta kujtojmë me nderime të merituara këtë betejë. Lufta për shembjen e kufirit kishte rëndësi sa strategjike e operative aq edhe historike e kombëtare. Kur e vizitojmë kompleksin memorial, Beteja e Koshares, e gjejmë edhe Agim Ramadanin nga Zhegra e Gjilanit edhe Sali Çekaj nga Peja”, është shprehur Kurti, raporton EO.