Kurti refuzon të flasë për takimet e radhës me parti politike: Këtu jemi për energji
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet për takimet e radhës me partitë politike.
Ai raportohet të ketë thënë se fokusin e ka te çështjet e energjisë elektrike.
“Që këtu jemi për çështje të energjisë”, tha Kurti.
Theksojmë se javën e kaluar, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku u pajtuan për takime të tjera.