Kurti reagon pas deklaratës së Trekëndëshit të Weimerit: Pres me padurim vizitën e ministrave të tyre - NACIONALE

Kurti reagon pas deklaratës së Trekëndëshit të Weimerit: Pres me padurim vizitën e ministrave të tyre

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas thirrjes së Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për heqjen e vizave.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se e mirëpret riafirmimin e heqjes së vizave për Kosovën.

Mes tjerash, Kurti ka përmendur edhe një vizitë të ministrave të këtyre shteteve.

“Mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga ministrat për çështje evropiane të Trekëndëshit të Vajmarit 🇩🇪🇫🇷🇵🇱. Pres me padurim vizitën e tyre të përbashkët”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjermania, Franca dhe Polonia kanë kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën me anë të një deklarate të përbashkët. .

Përmes kësaj deklarate, këto tri shtete kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë përparimin tutje në raportet mes tyre.

Lajme të ngjashme