Kurti për ShBA’në dhe BE’në: Në thelb s’na trajtojnë të barabartë me Serbinë, vetëm nominalisht
Perëndimi “vetëm nominalisht na trajton si të barabartë (me Serbinë), por jo në thelb”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median estoneze “Delfi”, ku ka folur gjerësisht për atë që ai e konsideron si “qasje të butë” të perëndimit ndaj Serbisë, dhe ku ka thënë se “Serbisë duhet t’i ofrohet më shumë kamxhi...në vend të gurabisë”, raporton Nacionale.
Kurti tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës “e mbështesin dhe ndihmojnë Kosovën”, por se “disa diplomatë e kanë prioritet...largimin e Serbisë nga ndikimi rus” dhe se kjo gjë e “shqetëson”.
“Ata duan ta nxjerrin Serbinë nga Rusia vetëm përmes fuqisë së butë dhe një gurabi, e jo me kamxhi. Nuk kryen punë kjo”, ka thënë Kurti.s