Kurti priti në takim përfaqësuesin e Norvegjisë: Diskutohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Kryeministri Albin Kurti priti sot Arne Sannes Bjrnstad, Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, ku trajtuan një sërë çështjesh, përfshirë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka thënë se Kosova ka theksuar gatishmërinë për bisedime dhe marrëveshje gjatë takimit me delegatin norvegjez duke ofruar rekomandime konkrete, të cilat sipas tij tregojnë se Kosova është pjesëmarrëse aktive në debat.
"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. Gjatë takimit u bisedua për raportet e mira dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe rolit mbështetës të rëndësishëm të Norvegjisë në zhvillimin e Kosovës dhe synimet integruese euro-atlantike të Kosovës. Me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive në procesin e dialogut drejt marrëveshjes ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke, u shpreh kryeministri Kurti." - thuhet mes tjerash në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.