Kurti priti në takim Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A - NACIONALE

Kurti priti në takim Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., të emëruar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se në takim u bisedua për tejkalimin e morisë së problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje si dhe ngecjeve në realizimin e objektivave afariste. Po ashtu u diskutua mbi prioritetet kryesore, u theksua roli i rëndësishëm që ka bordi si dhe domosdoshmëria e rritjes së efikasitetit.

Kryeministri ritheksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bordin e sapo emëruar në punën e tij për zhvillimin e ndërmarrjes.

Lajme të ngjashme