Kurti prezanton Rregulloren e re të Kuvendit: Adreson sfidat kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar në Facebook “linkun” e gazetëz zyrtare, që qon tek Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës, e cila hyn në fuqi nga sot.
Rregullorja e re e Kuvendit u miratua me 81 vota për, e procesi i rishikimit për të ardhur deri tëk kjo rregullore daton që nga viti 2012.
“Kuvendi i Kosovës kalon testin e demokracisë: pas 10 vitesh përpjekje miraton Rregulloren e re të Punës
Jam i lumtur që në mandatin tonë, pas 10 vjet bllokimi, Kuvendi po bëhet me Rregullore të re shumë më të avansuar. Më 28 korrik u votua me 81 vota PËR, andaj sot ajo hyn në fuqi meqë publikohet në Gazetën Zyrtare.
Miratimi i Rregullores vjen pas një përpjekje të gjatë të Kuvendit të Kosovës për të rishikuar rregullat e funksionimit të institucionit më të lartë. Procesi i rishikimit të Rregullores kishte filluar në vitin 2012 dhe kishte vazhduar në secilën legjislaturë, me qëllim të adresimit të problemeve të identifikuara që nuk funksiononin, por që pavarësisht nevojës e përpjekjeve, miratimi i saj nuk kishte ndodhur.
Miratimi gjithmonë ka qenë një sfidë politike për Kuvendin, për shkak se për miratimin e saj kërkohej një shumicë e kualifikuar e së paku 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kjo kërkonte një koncensus të gjerë të spektrit politik të përfaqësuar në Kuvend. Për nga mënyra e votimit, Rregullorja e Kuvendit hyn në kategorinë e akteve më të rëndësishme të shtetit që miratohen nga Kuvendi, siç janë Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo ishte një përpjekje pothuajse 10 vjeçare, për të cilin punuan shumë deputetë, partnerë ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për disa legjislatura me radhë.” Ka shkruar ndër të tjera Kurti.