Kurti: Presim të kemi më shumë se 7 milionë dokumente të digjitalizuara - NACIONALE

Kurti: Presim të kemi më shumë se 7 milionë dokumente të digjitalizuara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur në X se po bëhet “digjitalizimi masiv i materialit arkivor”.

Ai tha se pritet që të kemi "më shumë se 7 milionë dokumente të digjitalizuara"

"Digjitalizimi masiv i materialit arkivor është duke u zhvilluar në Kosovë, për herë të parë. Me skanerët më të avancuar, me rezolucion të lartë tashmë të vendosur, në 3 vjet, ne presim të kemi më shumë se 7 milionë dokumente të digjitalizuara. Në kohën tonë, arkivi digjital është një mjet thelbësor për të ruajtur kujtesën tonë institucionale dhe kolektive, si dhe për t'i bërë ato më të aksesueshme për publikun." - tha Kurti.

Lajme të ngjashme