Kurti: Po bëjmë çmos që reduktimet e energjisë të ndalen - NACIONALE

Kurti: Po bëjmë çmos që reduktimet e energjisë të ndalen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se po bëjnë çmos që të ndalen reduktimet e energjisë elektrike.

Ai nuk ka treguar saktë se si do të ndalen reduktimet, por ka thënë se së shpejti do të dalin me një listë masash.

Po bëjnë çmos që reduktimet të ndalen. Ministria e Ekonomisë ka propozuar një listë masash të cilat do të zbatohen së shpejti...”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti theksoi se mungesa e energjisë është si pasojë pasi disa blloqe të termocentralit jaën në remont.

Blloku B2 është në remont. Arsye pse është në remont për të mos pasur ndonjë avari në dimër.”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme