Kurti përkujton dëshmorët e UÇK-së: Ua kemi borxh lirinë e shtetin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e Shtegut të Lirisë në Pashtrik, i cili shënon në mënyrë përkujtimore sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së.
Gjatë fjalës së tij, Kurti ka lavdëruar UÇK-në.
Në këtë ngjarje, Kurti ka vlerësuar se shtetin që e gëzojmë sot ua kemi borxh dëshmorëve të UÇK-së.
“Jemi ne populli pasardhësit e UÇK-së, të cilët kremtojmë edhe çlirimin e vendit tonë por njëkohësisht përkujtojmë sakrificën, flijimin, rënien heroike të atyre dëshmorëve të cilëve ua kemi borxh edhe gëzimin e lirisë edhe shtetin që e gëzojmë. Lavdi gjithë dëshmorëve të UÇK-së dhe u qoftë i mbarë rrugëtimi të gjithë motoçiklistëve”, tha Kurti.