Kurti për takimin me Hamzën: Biseduam për bashkëpunimin qeveri-komunë - NACIONALE

Kurti për takimin me Hamzën: Biseduam për bashkëpunimin qeveri-komunë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, anipse me mandate të skaduar si Kryeministër, ka takuar Kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, si dhe atë të Mitrovicës së Veriut Erden Atiq. Për takimet në fjalë ai u shpreh se bashkëbiseduan për bashkëpununimin qeveri-komunë, për siç tha ai të mirën e qytetarëve.

E plotë:

Në Mitrovicë të veriut dhe të jugut, me kryetarët Erden Atiq dhe Bedri Hamza, biseduam për bashkëpunimin qeveri-komunë dhe rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Këto dy komuna janë më pranë njëra-tjetrës se kurrë më parë, duke punuar tashmë për të fuqizuar gjithëpërfshirjen dhe mirëqenien qytetare.

Shpreha mbështetjen për të punuar bashkë dhe jetësuar sa më shumë projekte e nisma në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Vizita e sotme rastisi dhe në ditëlindjen e kryetarit Erden Atiq, të cilit i uruam jetë të gjatë, shëndet të plotë e shërbim me integritet të lartë.

Lajme të ngjashme