Kurti për shëndetësinë në Kosovë: Situata nuk është e zezë, siç sulmohet ky sektor - NACIONALE

Kurti për shëndetësinë në Kosovë: Situata nuk është e zezë, siç sulmohet ky sektor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë rreth dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kurti ka thënë se ai ka kontribuar me aq sa ka mundur dhe ka ditur.

“Nuk kam thënë që ish-ministri Latifi ka reflektuar, ai ka kontribuar, me çfarë ka mundur e ka ditur, duke mos kursyer. Tani kemi një ushtruese të detyrës, Ministria e Shëndetësisë do të japë vlerësimet e saj për këtë”, tha ai.

Sa i përket sektorit të shëndetësisë, Kurti pati disa fjalë edhe për profesionistët shëndetësorë.

“Nuk themi se është gjendja e mirë në shëndetësi, por nuk është një fushë me të cilën mund të njollosen mjekët e infermierët me lehtësi, duke thënë se ose nuk ofrojnë shërbime shëndetësore, ose janë aq të mirë sa e lëshojnë vnedin”, tha kryeministri i Kosovës.

Ai shtoi se situate nuk është “e tillë, e zezë” siç po sulmohet sektori i Shëndetësisë.

“Mendoj që nuk është një situatë e tillë e zezë siç sulmohet sektori i Shëndetësisë”, shtoi ai në fund.

Lajme të ngjashme