Kurti për mediumin boshnjak: S’lejojmë Republikë Serbe, jemi vend demokratik me ushtri e polici
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për mediumin boshnjak “N1”, në të cilën ka folur për marrëdhëniet me Serbinë, dialogun, e raportet me Bosnjën.
Ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit, duke theksuar se nuk do të lejojnë Republikë Serbe në Kosovë.
“Kosova nuk do të lejojë një Republika Srpska brenda Kosovës dhe ne e dimë shumë mirë se kjo është ajo që dëshiron Serbia. Ne kemi një përvojë të hidhur kur bëhet fjalë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe jemi shumë të kujdesshëm që ta pengojmë Serbinë të kopjojë atë model në Kosovë”, tha ai, transmeton Nacionale.
Tutje, ai ka folur edhe për Serbinë, të cilën e ka cilësuar si vend autokratike me lidhje të afërta me Rusinë.
“Dhe kjo është aryseja pse situata në Ballkan është e rrezikshme, sepse përveç luftimit të hegjemonisë së Begradit, ekziston edhe Rusia. Kosova ka ushtrinë dhe policinë e saj dhe është një vend shumë më demokratik se Serbia, dhe pavarësia e Kosovës është më e madhe se në Serbi, që është e varur nga Rusia. Në terma të rritjes ekonomike, ne jemi përpar Serbisë. Në Serbi opozita nuk mund të fitojë, dhe në Kosovë, si opozitë, kemi provuar se ne mund të fitojmë pushtetin. Është testi kryesor i demokracisë. Ju e dini që opozita nuk e ka asnjë shansë për fitore në Rusi, po ashtu. Ne jemi të kujdesshëm, sepse kemi kufirin me një vend jo demokratik.” – deklaroi tutje z. Kurti në intervistën për "N1"
