Kurti për median ukrainase: Vuçiq, një Putin i vogël – Serbia dhe Rusia tregtojnë armë
Kryeministri Kurti e ka quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një “Putin të vogël”, në një intervistë për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN.
Kurti foli më tej për partneritetin strategjik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, veçanërisht në sferën e bashkëpunimit ushtarak.
“Serbia dhe Rusia bashkëpunojnë dhe tregtojnë armë. Serbia ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë. Rusia është partneri i katërt më i madh tregtar i Serbisë pas Gjermanisë, Kinës dhe Italisë”, tha Kurti.