Kurti për marrëveshjen me MCC-në: Investimi më i madh deri më tani në historinë e vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka shkruar për miratimin e marrëveshjes së Kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollar me MCC.
Kurti ka treguar se nga kjo shumë, 34.7 milionë euro janë kontribut i Qeverisë së vendit.
Kurti, këtë investim e quan më të madhin deri më tani në historinë e vendit në fushën e energjisë.
“Kjo marrëveshje do të mundësojë vendosjen e themeleve të tranzicionit të drejtë të energjisë, nëpërmjet krijimit të kapaciteteve për konservimin me bateri të energjisë, zhvillimin profesional të fuqisë punëtore dhe përfshirjen më të madhe të grave në këtë sector”, shkroi Kurti mes tjerash në Facebook.
