Kurti për hekurudhën Fushë Kosovë-Mitrovicë: Pritet të përfundojë në vitin 2024-2025
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot me rastin e inaugurimit të punimeve për rehabilitimin e linjës 10-të hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë ka thënës se kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim te kapacitetetit hekurudhor si për udhëtarë ashtu edhe për mallra.
Ai ka thënë se projekti si ky i sotmi i shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik.
“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik por edhe i sherben ndërlidhjes së Kosovës me rajonin. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim te kapacitetetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km h deri 120 km h, e po kaq e rëndësishme kjo linjë do të operojë emetime të zvogëluara të gazit serë dhe dioksidit të karbonit”, ka thënë Kurti.
Kurti tutje ka thënë se realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së 10 hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025.
“Jemi duke punuar që në të ardhmen të këtë edhe lidhje të tjera hekurudhore. Përndryshe, transportin hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025 , kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
