Kurti për draft-statutin e Asociacionin: Nuk i bëj dot publike vërejtjet e kritikat e mia - NACIONALE

Kurti për draft-statutin e Asociacionin: Nuk i bëj dot publike vërejtjet e kritikat e mia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ka folur sërisht rreth draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti deklaroi se nuk mund t’i bëjë publike kritikat e tij meqenëse draft-statuti i Asociacionit nuk është ende publik.

“Tash i përket ndërmjetësit evropian që ta bëjë publik draftin dhe kjo është arsyeja se pse unë nuk i bëj dot publike vërejtjet dhe kritikat e mia. Besoni që ka akterë të ndryshëm që mezi presin që unë të bëj shkelje të procesit dhe procedurave dhe kjo do ta dëmtonte përfaqësimin e Republikës së Kosovës. Sa për mua, le ta publikojnë, edhe draft-statutin, kësisojë të hapet rruga për të publikuar ne vërejtjet dhe kritikat tona.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme