Kurti për djegien e pronës së nënkryetares së Zveçanit: Heshtja ndërkombëtare sa shkon e bëhet më shurdhuese - NACIONALE

Kurti për djegien e pronës së nënkryetares së Zveçanit: Heshtja ndërkombëtare sa shkon e bëhet më shurdhuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në mbledhje të Qeverisë së Kosovës ka folur për rastin e djegies se dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ku ka kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve.

Ai ka thënë se heshtja e komunitetit ndërkombëtar bëhet edhe më shurdhuese pas ditë pas sulmit në lokalin e Tomaniqit.

Natasha Tomaniq 8 marsin e nisi me lajmin se pronës së saj i është vënë zjarri. Provat flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Dëmi llogaritet të jetë 40 mijë euro. Qëllimi nuk ishte financiar. Frikësimi dhe terrori ishin synimet dhe për serbët në veri të vendit, që duan integrim në institucionet e Kosovës.” – ka thënë Kurti.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një gruar nga komuniteti serb në Kosovë që bartë pozitë zyrtare në institucionet publike të vendit tonë, heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet më shurdhuese. Një heshtje e tillë është sa dekurajuese aq edhe inkurajuese. Dekurajuese për njërën palë, viktimën. Inkurajuese për palën tjetër agresorin. Sepse sulmi ndaj nënkryetres së Zveçanit Tomaniq nuk ndodhi në vakum, njëjtë siç pamjet e kriminelit dhe terroristit Radoiçiq, duke terrorizuar komunitetin serb dhe pastaj takimi me ambasadorin e Serbisë në SHBA, po ashtu nuk ndodhen në vakum.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme