Kurti për Ditën e Flamurit: Ju uroj ditën më të madhe shtetërore të Kombit - NACIONALE

Kurti për Ditën e Flamurit: Ju uroj ditën më të madhe shtetërore të Kombit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka bërë një organizimin për nderë të Ditës së Flamurit, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gjatë kësaj ceremoni, Kurti ka thënë se kjo është dita më e madhe shtetërore e Kombit, duke uruar të pranishmit për këtë festë.

Sot, kjo është data më e madhe e shqiptarëve si datë e themelimit të shtetit të kombit, andaj na shërben si datë e perceptimit të thellë. Ne duhet ta shohim dhe dëgjojmë atdheun e Ismail bej Vlorës dhe Isa Boletinit, siç ata e shihnin dhe e ndjenin atë ditë. Ata deklaruan një shtet të cilin një vit më vonë fuqitë e mëdha do ta copëtonin nën presionin e perandorisë ruse dhe fuqive të vogla ballkanike. Pyetja është: sa arritën ta copëtojnë ndërgjegjen tonë kombëtare?”, ka thënë Kurti.

Ai tutje në këtë cermoni ka thënë se ne nuk jemi popull historik i llojit pushtues, por jemi popull historik i llojit çlirimtar. Ajo që na lipset është një sfond botëror drejtësie, dhe sipas tij duhet të punojmë posaçërisht për këtë.

Ne do t’i japim siguri e paqe Ballkanit dhe Evropës nëse integrohemi sipas vështrimit të Ismail Vlorës dhe bashkëfirmëtarëve të tij. Nëse Kosova mbërrin synimin e saj të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, shqiptarët do të jenë edhe më të integruar në vlerat e demokracisë perëndimore. Sepse ne besojmë në këto vlera, por për këtë arsye duhet të jemi më të zëshëm, më të njëzëshëm. Çdo 28 Nëntor duhet të masim bashkërisht cilësinë dhe forcën e këtij zëri”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.

Tutje Kurti ka thënë se në një shekull të drejtësisë botërore, popull historik nuk duhet të jetë më ai që pushton, por ai shtet që mbron aktivisht të drejtat e njeriut, pluralizmin politik dhe barazinë mes njerëzve.

Lajme të ngjashme