Kurti për ardhjen e Bërnabiqit në Kosovë: Pres të mos jep deklarata përçarëse - NACIONALE

Kurti për ardhjen e Bërnabiqit në Kosovë: Pres të mos jep deklarata përçarëse

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq të mos bëjë deklarata përçarëse gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Kurti ka thënë se kërkesa e Bërnbiqit që të vizitojë Kosovën erdhi pasi institucionet kosovare kërkuan leje për vizitë të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministres Arbërie Nagavci në Luginën e Preshevës.

Shpresoj që edhe vizitat e zyrtarëve, pas qarkullimit të lirë të qytetarëve, do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë në përgjithësi, pres që Zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse dhe ndarëse, që kishin për qëllim tensionimin dhe destalizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”, ka thënë Kurti në konferencën e sotme për media, ku e bë e ditur se dosja e Vettingut do të dorëzohet gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme