Kurti pas vizitës në Skënderaj e Mitrovicë mbi vërshimet: Ka rrezik edhe për epidemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook pas vizitës së tij në Drenicë dhe në Mitrovicë.
Ai ka përshkruar dëmet që janë bërë nga vërshimet e ditëve të kaluara në vendbanime të ndryshme të këtyre qyteteve.
“Ka jo pak kafshë të ngordhura, andaj edhe rrezik për epidemi,” – është shprehur kryeministri në fjalën e tij.
Kurti në Skënderaj nuk u prit nga nënkryetari i kësaj komune, z. Sami Lushtaku, por vetëm nga kryetari Fadil Nura.
Së bashku me të e me Bedri Hamzën, ai thotë se ka vizituar disa vendbanime të përmbytura.
“Pjesëtarët e FSK-së e të policisë, zjarrfikësve dhe ndërmarrjeve publike u kanë shpërndarë ushqim, veshmbathje e batanije, barna e pako higjienike, familjeve të evakuuara. Qeveria dhe komunat po punojnë bashkë në mbështetjen e qytetarëve dhe tejkalimin e kësaj situate,” – ka shkruar kryeministri në fund.