Kurti pas takimit me Hamzën: Nuk ka ndonjë të arritur konkrete që vlen të deklarohet - NACIONALE

Kurti pas takimit me Hamzën: Nuk ka ndonjë të arritur konkrete që vlen të deklarohet

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i VV-së, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, duke theksuar se nga ky takim nuk ka ndonjë të arritur konkrete që vlen të bëhet publike.

Kurti e ka falënderuar Hamzën pas takimit, ndërsa ka thënë se nuk ka ndonjë rezultat konkret që duhet të theksohet.

“Aktualisht nuk mund të them se kemi ndonjë rezultat konkret, ndonjë të arritur që do të mund ta ndaj me publikun”, tha Kurti.

“Me kryetarin Hamza jam takuar dy herë gjatë dimrit sivjet, nuk jemi takuar asnjëherë në pranverë. Ky është takimi i parë këtë verë dhe uroj që fryma e konstruktivitetit të mbizotërojë edhe në vijim”, u deklarua tutje Kurti.

Lajme të ngjashme