Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të interesuar t’i shmangim zgjedhjet, do të ketë takime tjera - NACIONALE

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të interesuar t’i shmangim zgjedhjet, do të ketë takime tjera

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se ky është takimi i parë dhe do të ketë edhe takime të tjera dhe se do të jenë transparentë para publikut.

“Kemi diskutuar edhe për Qeverinë, edhe për Kuvendin, kemi diskutuar edhe për presidentin” – tha Kurti.

“Ne jemi të interesuar që të mos ketë zgjedhje” – shtoi kryetari i VV-së.

Sipas tij, Kushtetuta kërkon president që është shprehje e vullnetit të popullit dhe “duhet të jemi konsensualë”.

Ai theksoi se numri prej 80 deputetësh është vështirë i arritshëm.

Lajme të ngjashme