Kurti pas nënshkrimit të aplikimit për antarësim në BE: Ky është një moment historik për ne
Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm janë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.
Pas nënshkrimit të aplikimit, foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se ky është një nga momentet më të rëndësishme për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Ai ka thënë se sot po bëjnë hapin e parë drejtë antarësimit.
“Sot po bëjmë hapin e parë drejtë antarësimit. Aplikimin për antarësimin të nënshkruar sot do të i'a dorëzojmë Presidencës Çeke në Pragë. Është moment historik për shtetin edhe popullin tonë. Së bashku në këto dy vite kemi treguar se kur shpresojmë dhe punojmë nuk ka asnjë pengesë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, pas nënshkrimit, presidentja Osmani ka thënë se kjo është një ditë historike për Kosovën.
“Sot është një ditë historike. Është moment historik. 14 dhjetori ka rëndësi të dyfishtë në historinë moderne të Kosovës. Përveç aplikimit për anëtarësim, sot është edhe përvjetori i themelimit të Ushtrisë. Këto dy akte shkojnë në drejtim të vizionit tonë euroatlantik”, ka thënë Osmani.
