Konjufca: Ky është hapi i parë i të ardhmes drejt anëtarësimit të Kosovës për në BE
Të mërkurën është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe krye kuvendari Konjufca.
Në fjalën e tij kreu i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se ky proces për Kosovën është i veçantë.
“Për Kosovën e gjitha rajonin antarësimi në BE është shumë i veçantë. Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt Bashkimin Evropian, një rrugë e cila ishte më të vertetë e gjatë dhe aspak e lehtë. Ky rrugëtim kalon përmes Komisionit Evropian nga i cili presim që t’ia rekomandojë Bashkimit Evropian, t’ia jap Kosovës statusin e merituar. Por, kuvendimi u takon megjithatë qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat gjithashtu i ftojmë të veprojnë unanimisht dhe për ta dhënë miratimin e tyre”,”, tha Konjufca.