Kurti pas mbledhjes së qeverisë: Në mbledhjen e 86-të morëm 23 vendime - NACIONALE

Kurti pas mbledhjes së qeverisë: Në mbledhjen e 86-të morëm 23 vendime

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë.

Kurti ka shkruar se në mbledhjen e 86-të kanë marrë 23 vendime për mbrojtje e siguri, edukim dhe shëndetësi.

“Për mbrojtje e siguri, edukim e shëndetësi, në mbledhjen e 86-të, morëm 23 vendime

Forcimi i edukimit në fëmijërinë e hershme është katalizator për zhvillim shoqëror e ekonomik. Miratimi i Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, dëshmon përkushtimin tonë për të vegjlit tanë.

Me qëllim të mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve, miratuam projekt-udhëzimin administrativ për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme