Kurti pas aplikimit: BE është fati ynë e Evropa është kontinenti ynë - NACIONALE

Kurti pas aplikimit: BE është fati ynë e Evropa është kontinenti ynë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para pak minutave ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për antarëim në Bashkimin Evropian.

Kurti aplikimin e ka dorëzuar në Republikën Çeke - vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. Ceremonia u mbajte në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti e cilësoi këtë ditë historike.

Sot është një dite historike për Kosovës. Republikës së Kosovës e ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për në BE. Me përkushtimin tonë e punën tonë edhe ndonjë zë skeptik në BE lidhur me Kosovën besojmë se do ta zbusin e do ta ndryshojnë. Presim që të ketë mirëkuptim edhe nga Këshilli i Evropës që sa më parë ne të mund ta marrin pyetësorin e ta plotësojmë atë për t’iu bashkuar BE-së. BE është fati unë e Evropa është kontinenti ynë”, ka thënë Kurti pak minuta pas aplikimit.

Kurti tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita vetanake të shtetit.

“Nuk kërkojmë derë anësore ose procedurë të shpejtë për hyrje në BE”, tha ai.

E një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.

Lajme të ngjashme