Kurti "paralajmëron" Qeveri Kurti 3, 4, 5...: S’do ua prishim qejfin për numërim - NACIONALE

Kurti "paralajmëron" Qeveri Kurti 3, 4, 5...: S’do ua prishim qejfin për numërim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke folur për dy qeveritë ku ai ishte kryeministër, Kurti ka bërë pak shaka, duke thënë se ata që kanë qef të numërojnë po i quajnë qeveri Kurti 1 dhe 2.

Madje, Kurti "paralajmëroi" se mund të ketë edhe qeveri të tjera nën udhëheqjen e tij, duke mos e ndalur numërimin e atyre që kanë “qejf” të numërojnë.

E sot e kemi qeverinë sërish nën drejtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në aleancë me Guxo e Alternativën, që po e quajnë qeveria Kurti 2, ata që kanë qejf të numërojnë. Nuk do t´ua prishim qejfin, nuk do t´ua ndalim numërimin”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme