Kurti: Pagat i rritëm ndjeshëm vitin e kaluar, sivjet pensionet, përfitojnë mbi 300 mijë veta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës, pagat në sektorin publik i ka rritur vitin e kaluar dhe se sivjet po rrit pensionet 20% për çka tha the përfitojnë mbi 300 mijë persona në vend.
“Pagat në sektorin publik janë rritur vitin e kaluar, sivjet i rritëm pensionet. Vjet i kemi rritur pagat, dhe kemi pasur rritje të ndjeshme të paprecednetë në Kosovën në këto vitet e fundit. Tash jemi të përqendruar te rritja e pensioneve. Mbi 300 mijë veta do të përfitiojnë, ndërsa kostoja është plus 100 milionë euro”, tha Kurti.