Kurti, Osmani dhe Basha përkujtojnë viktimat Holokaustit: Kemi qenë edhe vetë viktima të gjenocidit - NACIONALE

Kurti, Osmani dhe Basha përkujtojnë viktimat Holokaustit: Kemi qenë edhe vetë viktima të gjenocidit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre krerët e shtetit, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Dimal Basha kanë përkujtuar viktimat e Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.

Kurti tha se vetë shqiptarët e Kosovës ishin viktima të gjenocidit, dhe populli shqiptar ka treguar gjithmonë ndjeshmëri të veçantë ndaj popujve që kanë cak i tyre.

Postimi i plotë:

Pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, e cila ishte pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha vumë kurorë me lule në përkujtim të të gjitha viktimave që u vranë me plumba dhe gaz, që u dogjën në krematoriume, apo vdiqën nga kushtet e tmerrshme nëpër kampet e përqendrimit dhe nga aksionet e nazistëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit, përmes së cilit ne sot i emërtojmë aktet e vrasjeve dhe shkatërrimet e qëllimshme, të pjesshme apo të tërësishme, të një komuniteti të caktuar etnik, kombëtar, fetar apo racor.

Duke qenë edhe vetë viktima të gjenocidit, dëbimit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia, populli jonë ka treguar gjithmonë empati të veçantë ndaj popujve që ishin cak i tyre. Andaj edhe sot, si në çdo përvjetor, i kujtojmë viktimat e Holokaustit që mos t'i harrojmë vuajtjet dhe dhimbjen, dhe i rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten!

Lajme të ngjashme