Kurti, Opozitës: Byroja dhe Vetingu s’janë e njëjta gjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur partive opozitare të cilat kanë kërkuar që Byroja dhe Vetingu të trajtohen në pako, e ndërkohë ka folur edhe për takimet që ka pasur me PDK-në dhe LDK-në.
Në seance e sotme, Kurti ka thënë se Byroja dhe Vetingu nuk janë e njëjta gjë, në një adresim politik që përpiqej të bindte deputetët e opozitës që të zmbrapseshin nga qëndrimet e tyre.
“Besoj se është i nevojshëm koordinimi me të gjitha partitë, sepse bëhet fjalë për një proces me shumë vendime që tejkalon mandatin tonë, dhe mandatin pas mandatit tonë. Duhet ta bëjmë ndarjen e qartë të gjërave që nuk janë të njëjta. Byroja dhe Vetingu nuk janë e njëjta gjë. Nuk është mirë të fusim gjithçka në një thes. Është gabim të shtyhet Byroja Shtetërore për Konfiskim të Pasurisë. Janë dy gjëra të ndryshme”, ka thënë Kurti.