Kurti: Kemi informacion që te serbët ka filluar një frymë e re të jetesës me shqiptarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në A2CNN se “një numër i konsiderueshëm i serbëve më shumë preferojnë këta shqiptarët kryetarët që janë, se sa ato të Radojçiqit”.
Madje, ai ka thënë se kanë informacione se “serbët ka filluar një frymë e re të jetesës së shqiptarëve.”
“E para, një numër i konsiderueshëm i serbëve më shumë preferojnë këta shqiptarët kryetarët që janë, se sa ato të Radojçiqit.
Ne kemi informacion që te serbët ka filluar një frymë e re të jetesës së shqiptarëve.
Nëse Beogradi do ta dinte që 50% e serbëve duan largimin e kryetarëve shqiptarë, do t’u thoshte dilni në referendum. Por duke e parë që nuk i kanë 50%, ata ftohet në bojkot. Bojkoti vjen nga pafuqia dhe jo fuqia. Unë jam optimist që integrimi i serbëve është në rrugë të mbarë...s’kam as interes që serbët të asimilohen në shqiptar...ne nuk jemi të rrezikuar nga serbët, s’janë as 4%.” – tha ai.