Kurti: Nuk shtyhet afati për targa, 31 tetori afati i fundit - NACIONALE

Kurti: Nuk shtyhet afati për targa, 31 tetori afati i fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri, Albin Kurti, ka bër të ditur se nuk do të ketë shtyerje të vendimit për ndërrimin e targave, anipse një gjë e tillë iu kërkua përsonalisht nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Jo vetëm Blinken, por këtë gjë Kurtit ia kërkuan, edhe vendet e QUINT-it, ambasadorë, e eksponent të tjerë ndërkombëtarë.

Siq duket, Kryeministri, ka vendosur të mos i dëgjoj.

Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje më 31 korrik. E kemi shtyrë për një muaj dhe në vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, tha Kurti para gazetarëve.

Tutje Kurti ka thënë se ekziston një fushatë negative, që burimin e ka në Beograd, e cila ka për qëllim t’i frikësoj sebët e Kosovës, për t’i ndërruar targat.

Është fushata negative që e ka burimin në Beograd por edhe aktet e dhunës ndaj disa personave që i kanë konvertuar targat.

Këto akte të dhunës kanë ndikuar që këta serbë në vend se ti konvertojnë targat në RKS por në ato të Serbisë, sepse po frikësohen prej disa prej kriminelëve në veri, që siç kemi parë kanë djegur edhe vetura. Kjo kampanjë negative dhe dhuna ndaj serbëve janë të papranueshme për Qeverinë e Kosovë, dhe do të jenë të patolerueshme dhe sigurisht më parë herët sesa vonë” ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme