Kurti nuk e ndal dorën, emëron për zëvendësministër edhe një ish-deputet te VV-së - NACIONALE

Kurti nuk e ndal dorën, emëron për zëvendësministër edhe një ish-deputet te VV-së

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministrin në detyrë Albin Kurti nuk po e ndal dorën në shpërndarje të posteve të larta publike dhe abuzimin me paranë publike.

Kreut të qeverisë nuk është duke i interesuar fare se është kryeministër në detyrë dhe ka kompetenca të kufizuara.

Në ditën që e ka miratuar pakon ekonomia, e cila parasheh ngritjen e pagesave për lehona dhe ndarjen nga 100 euro për pensionistë, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat, ai ka emëruar edhe një zëvendësministër.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se sot Kurti ka emëruar Driton Hyseni në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në legjislaturën e kaluar, Hyseni ka qenë deputet i VV-së.

Lajme të ngjashme