Kurti njofton në gjuhën angleze për targat: Vendimi garanton paqen dhe sigurinë - NACIONALE

Kurti njofton në gjuhën angleze për targat: Vendimi garanton paqen dhe sigurinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sërish për vendimin e qeverisë rreth shkallëzimit të masave për targat ilegale.

Tash kryeministri ka njoftuar në gjuhën angelze, dhe për audiencën e Twitterit.

Kurti ka vlerësuar se vendimi është në përputhje me sundimin e ligjit, dhe garanton paqe e siguri.

“Qeveria jonë miratoi sot zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka deklaruar Kurti në Tëitter.

Edhe pas shkallëzimit të vendimit për targat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera që kryeministri i Kosovës nuk e ka shtyrë plotësisht vendimin.

Lajme të ngjashme