Kurti niset drejt Tiranës: Merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit e takohet me Olaf Scholz - NACIONALE

Kurti niset drejt Tiranës: Merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit e takohet me Olaf Scholz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se Kryeministri Kurti është nisur drejt Tiranës aty ku pritet të marr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Madje Kurti pritet të zhvilloj edhe takime bilaterale, ndër to edhe me Kancelarin e Gjermanizë Olaf Scholz

E plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Tiranës ku do të merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Në margjina të samitit, Kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Lajme të ngjashme