Kurti nis të flasë për personat me nevoja të veçanta, Peci, Murati e Rizvanolli i rrokin telefonat
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje të martën. Kjo mbledhje u udhëhoq nga kryeministri Albin Kurti. Ajo që ra në sy: përdorimi i vazhdueshëm i telefonave nga ministrat. Gazeta Nacionale do t’ju sjellë disa raste shqetësuese të varësisë së ministrave nga telefonat e tyre.
Posa kryeministri Kurti tha se viti 2022 është shpallur Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara, duket se kjo nuk u bëri aspak përshtypje ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sepse ata menjëherë i rrokën telefonat.
Kur vjen koha që propozimi për amendamentim të votohet, ministrja Rizvanolli nuk e lëshon telefonin nga dora as në atë çast dhe e shfrytëzon dorën tjetër për të votuar.
Posa kryeministri i konstaton votat, Rizvanolli i kthehet menjëherë telefonit të saj të dashur, në të cilin shihet duke shtypur shpejt me të dyja duart.
Telefonit i kthehet edhe ministri Peci, por ai e shfleton ekranin vetëm me një gisht dhe me ritëm më të ngadalshëm se ministrja Rizvanolli.
Shikojeni videon nga minuta 4:30