Kurti nga vetura e paralajmëron mbajtjen e mbledhjes së 100-të të Qeverisë - NACIONALE

Kurti nga vetura e paralajmëron mbajtjen e mbledhjes së 100-të të Qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një videoje ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë.

Në këtë video, Kurti thotë se do të flasin për të gjeturat e ministrive dhe do të votojnë 12 pika, sipas tij, të rëndësishme.

Më tej, Kurti ka bërë të ditur se nuk do të dalë ai në konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, por ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sot mbajmë mbledhjen e 100 të qeverisë. Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t'i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu.”, thuhet në mbishkrimin e kësaj video të publikuar në faqën e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Lajme të ngjashme