Kurti nga ShBA-të: Takova ish-Sekretarin e NATO-s e ish-Ministren e Jashtme të Suedisë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike. Ai me anë të një postimi ka treguar se është takuar me ish-Skeretain e NATO-s e ish-Ministren e Jashtme të Suedisë.
Tutje ai ka thënë se sot në ditën e dytë, do të jetë pjesëmarrës në panel.
E plotë:
Mbrëmë u zhvillua nata e parë e Konventës Kombëtare Demokratike, përgjatë punimeve të së cilës Zëvendës Presidentja e ShBA-ve, Kamala Harris, pritet të nominohet si kandidate e Partisë Demokrate në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit.
Ajo na surprizoi të gjithëve duke mbajtur një fjalë përshëndetëse që në mbrëmjen e parë, teksa folës kryesorë ishin ndër të tjerë Presidenti i ShBA-ve Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton si dhe kongresistja e Neë York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez.
Në pritjen e organizuar para fillimit të ngjarjes me mysafirët ndërkombëtarë, pata mundësinë dhe të takoj e bashkëbisedoj me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde si dhe Presidenten e NDI Tamara Ëittes, të cilëve iu shpreha falënderimin për mbështetjen e palëkundur të tyre ndër vite ndaj Kosovës, por edhe i njoha me zhvillimet në vend dhe progresin tonë ekonomik e demokratik të tri viteve të fundit.
Sot, në ditën e dytë të Konventës, organizohet diskutimi me titull "Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike", ku do të jem pjesëmarrës në panelin hapës.