Kurti nga Greqia shkruan për ish-burgun e Prishtinës: Aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore - NACIONALE

Kurti nga Greqia shkruan për ish-burgun e Prishtinës: Aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Prishtinë është hapur për publikun ish-burgu i Prishtinës ku që nga themelimi i tij në vitet e 50-ta, janë burgosur dhe torturuar më shumë se 9 mijë shqiptarë.

Në hapjen e muzeut mori pjesë edhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, nga Greqia, ka thënë se nga sot kjo ndërtesë është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.

“Nga sot, kjo ndërtesë është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Si kujtesë e idealit dhe qëndresës, e si përkujtim për torturat e terrorin e përjetuar nga shumë të burgosur. Ky burg që sot hapi dyert, do të ruajë e dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka deklaruar po ashtu se ky muze do të shërbejë si dëshmi e përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë e idealit për liri.

Lajme të ngjashme