Kurti nesër pret në takim nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që nesër të takohet me Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, takimi pritet të mbahet në qeveri, duke filluar nga ora 10:15, ndërsa mediat mund të marrin pamje vetëm nga oborri i qeverisë.
Nënsekretarja e Shtetit Allen ka arritur në Kosovë, dhe lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane.
Allen gjithashtu pritet të takohet me liderët, do të vizitojë institucionet si dhe rininë kosovare.