Kurti në takim me ministren gjermane: Të mos ketë kushte shtesë për liberalizimin e vizave - NACIONALE

Kurti në takim me ministren gjermane: Të mos ketë kushte shtesë për liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave me ministren Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Luhrmann.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, u bë e ditur se gjatë takimit Kurti dhe ministrja e Shtetit, Luhrmann folën gjithashtu për bashkëpunimin me Gjermaninë në kuadër të agjendës së Kosovës për integrim evropian, për Tregun e Përbashkët Rajonal si pjesë e Procesit të Berlinit, aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, energjinë dhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës.

Në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave, Kurti dhe Bislimi, falënderuan Gjermaninë për ndihmën, mbështetjen dhe qëndrimin tyre se liberalizmin i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të ndodhë dhe pa ndonjë kusht shtesë”, thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se ata folën edhe për energjinë si çështje me shqetësim për të gjithë kontinentin e Evropës. Kurti vendosi theksin te rëndësia e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji të dakorduar në Bruksel, ndaj të cilit Kosova dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet që u kanë takuar, dhe ballafaqimin me këtë dimër.

Lajme të ngjashme