Kurti në takim me ambasadorin suedez: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, synim i qartë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mirëpriti në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Kurti e uroi ambasadorin e Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO në po këtë organizatë mbetet synim i qartë i institucioneve të Republikës së Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.
"Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Westerlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, e i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë", shkruan Zyra e Kryeministrit.